Projekti

TRASHEGIMIA DIGJITALE është një projekt bashkëpunimi shumëpalësh transnacional i bashkëfinancuar nga programi Interreg VB Adriatik Jonian – ADRION – nën Aksin Prioritar 2 “Rajoni i Qëndrueshëm”. / Objektivi Specifik 2.1 “Promovimi i valorizimit dhe ruajtjes së qëndrueshme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore si pasuri në rritje në zonën Adriatiko-Joniane”. Objektivi i tij specifik është të rrisë atraktivitetin e turizmit dhe të zvogëlojë sezonalitetin e turizmit në zonën e projektit të përbërë nga Evia (Greqi), Gerace (Itali), Forlì (Itali), Mostar (Bosnjë-Hercegovinë) dhe Shqipëri.

Rruga Kulturore DIGJITALE e Trashëgimisë “Lidhja e imazheve të Evropës”, përbëhet nga pesë “Rrugë Kulturore Rajonale” që secili rajon partner ka zhvilluar. “Rrugët Rajonale” ndjekin hapat e pesë personaliteteve që luajtën një rol të rëndësishëm në Historinë Evropiane dhe patën një ndikim të rëndësishëm jo vetëm në identitetin kulturor të secilit rajon, por edhe në trashëgiminë e përbashkët kulturore të rajoneve ADRION gjithashtu. Rruga Kulturore nxjerr në pah trashëgiminë e përbashkët kulturore të zonës Adriatiko-Joniane dhe është atraksioni i ri i turizmit kulturor dhe një destinacion dhe produkt unik i turizmit kulturor.

SmartHeritage - Tourism, Innovation, Culture

Projekti SMART HERITAGE / TRASHEGIMIA DIGJITALE, përmes aktiviteteve dhe projekteve pilot, rrit dhe promovon bashkëpunimin dhe paketimin transnacional të ofertave novatore të turizmit ndërkombëtar për të rritur atraktivitetin e rajoneve partnere dhe për të lehtësuar zgjatjen e sezonalitetit të turizmit.

Inovacioni është karakteristika kryesore e Projektit dhe një qëllim i përbashkët i partneritetit të tij që përmes projekteve pilot, prezantoi trashëgiminë e përbashkët kulturore në mënyrë inovative, dixhitale, multimediale (p.sh. hologramet, imazhet 3D, Filmi i Trashëgimisë digjitale), emocionuese për vizitorët dhe komunitetin lokal që dëshirojnë të përjetojnë identitetin kulturor të secilit rajon.